Nuk ndalen Haradinajt, Dauti mbledh strukturat në Deçan
Ndonëse po përballen me gjykata, fletë arreste e padrejtësi, familja Haradinaj vazhdon të punojë për popullin e të mobilizohen edhe në ditë vikendi.
Është deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i cili sot pati një takim me strukturat e partisë në Deçan.
Ai përmes disa imazheve nga takimi dhe një shkrimi ka thënë se “Aleanca në Deçan si gjithmonë e organizuar dhe mobilizuar, e gatshme për epilogun e radhës. Me krenari e dinjitet!”.
Kujtojmë që Daut Haradinaj të enjten e kaluar është ndaluar nga autoritetet austriake me fletarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, por pas një intervistimi të shkurtë ai është liruar.