Nuk ndalen dënimet në trafik, për një ditë 925 gjoba
Me të nisur fazat e lehtësimit të masave kundër sëmundjes COVID-19 është shtuar edhe qarkullimi i automjeteve nëpër rrugët e Kosovës. E tashmë Policia e Kosovës është aktivizuar me patrulla nëpër rrugë dhe këtyre ditëve po jep dënime në numër më të madh dhe vetëm për 24 orët e fundit janë shqiptuar 925 gjoba.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 33 aksidente trafiku, e prej tyre 18 kanë qenë me të lënduar.
E për të gjithë ata që kanë thyer rregullat e komunikacionit gjatë ngasjes së automjeteve, Policia e Kosovës është rikthyer me dënime.
Vetëm brenda 24 orëve njësitet patrulluese policore kanë shqiptuar saktësisht 925 gjoba, raporton FaktePlus.
Policia bëri të ditur se për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 21 persona të dyshuar, prej të cilëve 15 janë dërguar në mbajtje deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë./FaktePlus