Nuk mbante mend vargjet e Biblës, prindërit monstër varrosin të gjallë 7- vjeçarin
Një djalosh vetëm 7- vjeçar ka ndërruar jetë pas dhunës së ushtruar nga prindërit, të cilët dyshohet se e kanë varrosur të gjallë.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në Newton, Masachusets të SHBA-ve.
Sipas mediave amerikane, Ethan Hauschultz, për shkak se nuk kishte mësuar përmendësh biblën, është dhunuar nga prindërit e tij.
Ai thuhet se detyrohej të mbante një objekt 44 kg çdo ditë, ndërsa është torturuar edhe nga vëllai i tij 15- vjeçar.
Bëhet e ditur se i mituri vdiq nga hipotermia, pasi kishte trauma në kokë, barkë, gjoks si dhe një brinjë të thyer.
Në lidhje me këtë ngjarje nga policia janë arrestuar tre persona.
I ati i tij Timothy, 48 vjeç, është akuzuar për vrasje dhe cenim të pafajësisë së një fëmije, kurse ndaj nënës së tij Tina, 35 vjeç , rëndon po e njëjta akuzë, kurse djali i tyre adoleshent akuzohet për vrasje të shkallës së parë.
Në dëshminë e tij në gjyq vëllai i të miturit, është shprehur se ishin dënuar nga prindërit me mbajtjen e regjistrave, pasi nuk kishin lexuar 13 vargjet biblike të Timoteut.