“Nuk keni parë gjë akoma”, parashikimi i zymtë i Bill Gates për Covid-19
Miliarderi Bill Gates ka paralajmëruar se “ka më shumë se 5% mundësi” që bota të mos e ketë parë ende më të keqen e Covid-19.
“Nuk dua të dukem pesimist, por ka mundësi që të dalë një variant më i transmetueshëm dhe më vdekjeprurës. Ka më shumë se 5% mundësi që të ndodhë kjo, kështu që ka 5% mundësi që bota të mos ketë parë gjë akoma”, tha Gates për “Financial Times”.
Covid-19 ka vrarë më shumë se 6,2 milionë njerëz në të gjithë botën, që nga marsi i vitit 2020.
Paralajmërimi i Bill Gates vjen pasi kreu i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se njerëzit duhet të kenë ende kujdes nga virusi, duke theksuar se ulja e testimeve në shumë vende mund të çojë në një “rilindje” të tij. /A2CNN