Nuk i zbatojnë urdhrat e policisë, arrestohen dy persona
Janë arrestuar dy persona pasi nuk i kanë zbatuar udhrat e një zyrtari policor.
Rasti ka ndodhur dje në Gjakovë, ndërsa nuk është bërë e ditur se për çka konkretisht bëhet fjalë.
Pas intervistimit janë liruar të dyshuarit.
“Gjakovë 17.02.2020-15:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit nuk kanë zbatuar urdhrat e zyrtarit policor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar PK-ja.