Novobërdë: Gjendet i vdekur një person
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 20:30 në lagjen Tanki Zabel në Novobërdë.
Trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjyshi i tij ka bërë vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësore i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që hetimet të vazhdojnë”, thuhet në raport.