Norwich e kthen prapa Liverpoolin për Lewis
Jamal Lewis është dëshira e madhe e Jurgen Klopp.
Sipas ‘Metro’, Liverpool ka bërë ofertë 10 milionë funte për mbrojtësin e Norwich City, Jamal Lewis, por ajo është refuzuar menjëherë.
Pas rënies nga Premierligë, mbrojtësi i majtë 22-vjeçar dëshiron të luajë në nivelet më të larta dhe ka pranuar që t’i bashkohet Redsave, por Norwich nuk është bindur nga oferta e parë.
Norwich kërkon së paku 20 milionë funte.
Klopp e do patjetër Lewis pasi Robertson vazhdon të jetë pa një zëvendësues.