Norvegjia do i përdorë tri vaksinat anti-Covid
Autoritetet shëndetësore në Norvegji kanë deklaruar se kanë në plan t’i përdorin vaksinat e Modernas, AstraZenecas dhe Pfizerit dhe BioNTech, në luftë kundër koronavirusit.
Ministri i Shëndetësisë, Bent Hoeie, ka bërë me dije se në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, qyteti Oslo do t’i marrë 2.5 milionë doza, duke mbuluar kështu kapacitet prej 1 milion e 25 mijë njerëz apo rreth 23 për qind e popullatës.
Dozat do të mbulonin afërsisht 1.3 milionë njerëz në Norvegji që mund të cilësohen si grupe rreziku, raporton Reuters.
Njerëzit e parë që do vaksinohen kundër COVID-19 në Norvegji sipas autoriteteve janë banorët e shtëpive të kujdesit, të moshuarit që jetojnë në shtëpi dhe persona të moshave të ndryshme që jetojnë në kushte më të rënda.
Duke qenë shtet jo-anëtar i BE-së, Norvegjia do të ketë qasje në disa nga vaksinat e marra nga Bashkimi Evropian falë Suedisë, e cila është anëtare e BE-së. Kjo e fundit do të blejë më tepër sesa ka nevojë dhe do i shesë ato në Norvegji.
“Deri në Pashkë, ne mund të jemi në një situatë krejtësisht ndryshe nga sot”, tha Hoeie.
Autoritetet shtetërore tutje bëjnë të ditur se Oslo do të sigurojë vaksina falas dhe do i bëjë ato pjesë e programi