Nora e Distria, synojnë medalje në Grand Slamin e Parisit, mungon Majlinda
Xhudistet kosovare kërkojnë medalje në “Paris Grand Slam 2020”, mungon Majlinda Kelmendi.
Kosova do të përfaqësohet me tri garuese në turneun e xhudos, “Paris Grand Slam 2020”.
Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Laura Fazliu do ta përfaqësojnë vendin tonë në turneun prestigjioz, i cili do të mbahet këtë fundjavë në Francë.
Edhe pse pritej që pjesë e këtij turneu të ishte edhe Majlinda Kelmendi, trajneri Driton Kuka e ka tërhequr atë në momentet e fundit, shkruan express.
Nora dhe Distria synojnë të fitojnë medalje në këtë turne.
Krasniqi do të garojë këtë radhë në kategorinë 52 kilogramë.
Ajo e ka kaluar rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë do të ketë punë me algjerianen Faiza Aissahine.
Kurse, Gjakova po ashtu e kaloi xhiron e parë pa luftë.
Në atë të dytë e pret fituesen e duelit në mes të azerbajxhanases Alexandra-Larisa Florian ndaj vjetnamezes Ngoc Diem Phuong Nguyen.
E garuesja e tretë e Kosovës në Paris do të jetë Laura Fazliu.
Ajo do të garojë në kategorinë 63 kilogramë dhe në rrethin e parë do të ketë punë me turken Minel Akdeniz.