Noizy reagon ashpër: Ikin nga Shqipëria dhe postojnë video nëpër ndeja
Ai ka publikuar imazhe nga aksionet humanitare që ka ndërmarrë gjatë këtyre ditëve, duke iu ofruar njerëzve strehim, ushqim si dhe mbështetje morale.
Në një status të publikuar në rrjetin social Instagram, reperi i cili ka jetuar në Durrës shkruan me thumbim ndaj këtyre personave.
“Ikin nga Shqipëria dhe postojnë video nëpër party jashtë shtetit. Super k*rva si jem dhe femra”, kanë qenë fjalët e reperit në Instagram.
I njëjti më pas ka vendosur që ta fshijë këtë postim, i cili duket të jetë bërë në inatosje e sipër.