Njohësi i sigurisë: Agim Bahtiri të intervistohet nga Policia e Kosovës
Njohës i sigurisë në vend, Drizan Shala ka reaguar pas deklaratës së Kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtirit, i cili sot ka kërcënuar me vëllavrasje në vend, në rast se krijohet qeveri e re, pa shkuar në zgjedhje
Edhe pse Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri ka thënë se është keqkuptuar deklarata e tij, njohësi i politikës në vend Drizan Shala ka thënë se nuk mjafton vetëm një kërkim falje.
“Nga kjo deklaratë publike të kryetarit të komunes se Mitrovicës Jugore z.A.Bahtiri mbi mundësin e vëllavrasje që nëse vendimi juridiko-politik i Presidentit të Kosovës nuk është mbi caktimin e datës se zgjedhjeve nationale të jashtëzakonshme është e pa pranueshme dhe me pasoja juridike , sepse pavarësisht tërheqjes se deklarimit që ka bere sot nuk është e pranueshme dhe nuk mund të kalojë vetëm me një kërkim falje publike”, ka thënë ai në një për arbresh.info.
Ai ka kërkuar që Policia e Kosovës të ftojë në intervistë të apostrofuarin me lartë mbi dyshimet që ka kryer vepër penale konfrom kodit penal të Kosovës
“Pra unë mendojë që deklarimet e tilla publike nga një bartës institucional nuk do i kontribon zgjedhjes se pengesës politik në të cilin ka hy Kosova pas procesit të mocionit të mosbesimit ndaj qeveris Kurti , ndërsa vlerësojë që institucionet relevante siç është prokuroria ti jep autorizim ex-officio Policisë se Kosovës që të ftojë në intervistë të apostrofuarin me lartë mbi dyshimet që ka kryer vepër penale konfrom kodit penal të Kosovës respektivisht nenit 32-Shtytja pika 3 ( Kushdo që me dashje shtytë personin tjetër të kryejë vepër penale të dënueshme me së paku pesë (5) vjet burgim dhe vepra penale as që është tentuar, shtytësi dënohet për tentative ), si dhe nenit 147 pika 1 (Kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje ose mosdurim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike apo grupe tjera të tilla që jetojnë në Republikës e Kosovës, në mënyrën e cila mund të prishë rendin publik, dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vjet.) si dhe pika 2 të nenit 147 të KPK-se ( Kushdo që në mënyrë sistematike ose duke keqpërdorur pozitën apo autorizimet e tij kryen veprën nga paragrafi 1. i këtij neni ose shkakton trazira, dhunë ose pasoja të tjera të rënda me kryerjen e veprës së tillë, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet )”.
Po ashtu sipas Shalës partitë politike në vend duhet të distancohen nga gjuha që ka përdorur Agim Bahtiri.
“Është mirë që të gjitha partitë politike të përfaqësuara në kuvend janë distancuar nga gjuha e përdorur e z.A.Bahtiri dhe kjo po lenë të nënkuptohet që ende ekziston hapësira për zgjedhje të pengesës politike nen autorizimeve të bartëseve institucional të Kosovës”.
Deklaratat e presidentit Hashim Thaçi për bisedime me partitë politike tjera në vend, e ato të LDK-së që mund të krijojnë një qeveri të re me AAK-në e Nismën, nuk i kanë pëlqyer kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Ai sot ka deklaruar se në rast se ndodh një skenar i tillë, në Kosovë do të ketë vëllavrasje.
“Qeveria e re do të bëhet kur bëhen zgjedhjet dhe sot ia tregojmë secilit vendin. Qeveri të re nuk ka prej 6 tetorit deri në zgjedhje, mos hini në një konflikt vëllavrasje sepse ne nuk e kemi ndërmend me lëshu me na vjedh dikush pushtetin, qytetarët na kanë dhanë deri të na japin prapë do të jemi aty. Unë po i frikësohem asaj sepse populli është shumë i revoltuar. I bëjë thirrje presidentit që të ketë kujdes në këtë drejtim dhe ti shpallë zgjedhjet”, ka thënë Bahtiri, duke deklaruar se në Kuvend në zgjedhjet e ardhshme kjo parti do t’i ketë 46 deputetë.