Njoftim për konsumatorët e Gjilanit
KEDS informon konsumatorët e Gjilanit se si pasojë e një avarie të shfaqur në LP 35 kV Rrafshinë – Kllokot, konsumatorët që furnizohen nga kjo linjë janë aktualisht pa energji elektrike.
Ekipet tona kanë lokalizuar avarinë në këtë largpërçues dhe janë duke bërë përpjekje maksimale që në kohën më të shpejt të mundshme të rikthejnë furnizimin me energji elektrike për zonat që janë afektuar.
KEDS do ju mbajë të informuar me rrjedhën e punimeve në terren ndërsa kërkon mirëkuptim nga konsumatorët.