Njoftim nga KEDS
02/04/2022, 17:59
Edhe sot po përballemi me erëra të forta në disa qytete të Kosovës, nga të cilat janë lokalizuar edhe disa prishje.
Më të prekurat për momentin janë Distrikti i Pejës dhe Mitrovicës, ndërkaq që ekipet tona në terren janë mobilizuar për sanimin e secilës prishje.
Ne kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët deri në sanimin e dëmeve në rrjet dhe rikthimit të energjisë elektrike, sepse faktorët e jashtëm nuk mund t’i kontrollojmë.
Ju apelojmë të keni kujdes të shtuar, dhe për çdo eventualitet në lidhje me rrjetin elektrik, kontaktoni kompaninë në linjën emergjente #1999 apo numrin zyrtar 0800 791 00.