Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës
Aeroporti i Prishtinës, ka njoftuar për fluturimet që do të bëhen nga nesër e deri më 30 maj.
Fluturimi i parë do të bëhet nesër nga Prishtina për në Cyrih. Fluturimi do të jetë bëhet në ora 09:20.
Njoftim i plotë:
Të dashur udhëtarë,
Ju lusim që t’i referoheni fluturimeve të planifikuara deri në fund të muajit Maj 2020.
27 Maj
GM 6043 Prishtinë-Zurich (ora 09:20)
CHAIR
27 Maj
GM 6093Prishtinë-Milano (ora 18:05)
CHAIR
30 Maj
EW 5703 Prishtinë-Dusseldorf (ora 10:35)
EUROWINGS
Vëmendje: për fluturime në kthim ju lusim që të adresoni pyetjet tuaja në Ambasadën e Kosovës në shtetin ku ndodheni, ndërsa për ndryshime eventuale të fluturimeve si dhe për bileta kontaktoni drejtpërdrejt Kompanitë Ajrore dhe Agjensionet.
Për më tej, ju lusim që të keni mirëkuptim dhe për dokumente udhëtimi kontaktoni autoritetet relevante dhe përcillni informacionin e Ambasadave/Zyreve të Huaja në Kosovë në faqet e tyre zyrtare.