NJOFTIM i rëndësishëm nga KEDS
Erërat e fuqishme dhe breshëri 🌧⚡që kanë kapluar një pjesë të vendit tonë, kanë afektuar edhe rrjetin elektrik.
KEDS ka mobilizuar menjëherë ekipe të shumta në terren për të parandaluar çdo rrezik eventual që mund të shfaqet nga këto avari dhe njëkohësisht po punohet në sanimin e këtyre dëmeve.
Aktualisht, zonat më të prekura nga moti i ligë janë: Mitrovica, Podujeva dheVushtrria.
KEDS bën apel tek konsumatorët që në rast se shohin ndonjë avari në rrjet, asesi të mos i afrohen por të kontaktojnë Qendrën e Thirrjes në 0800 791 00.