Njihuni me tre kandidatët që po synojnë ta zëvendësojnë Merkelin
Partia Konservatore e kancelares Angela Merkel këtë të shtunë zhvillon zgjedhjet për të përcaktuar liderin e saj të ardhshëm. Rreth njëmijë delegatë do të votojnë online për shkak të pandemisë. Një pozicion i rëndësishëm në një vit të rëndësishëm. Fituesi është kandidati kryesor për kancelar të Gjermanisë.
Këto zgjedhje do të mbahen pasi ish-liderja e Unionit Kristian-Demokrat të Gjermanisë (CDU) Annegret Kramp-Karrenbauer u dorëhoq gjatë muajit shkurt.
Tashmë tre kandidatë janë në garë, konservatori Friedrich Merz, liberali Armin Laschet dhe Norbert Röttgen. Por çfarë përfaqëson secili prej tyre?
Merz dëshiron t’i jap fund epokës së Merkel, kancelarja më jetëgjatë në Gjermani. Politikani liberal kandidoi për kryetar të CDU edhe në 2018 por u mposht nga Kramp-Karrenbauer.
Nga 2000-2002 ai ishte udhëheqës i grupit parlamentar në Bundestag derisa Merkel e largoi atë nga detyra – që nga ajo kohë ai ka qenë rivali i saj. Prej vitit 2009 ai nuk ka qenë anëtar, përkundrazi punoi si avokat dhe ishte në bordin mbikëqyrës të kompanisë investuese Blackrock. Merz nuk ka përvojë qeveritare. Nëse do të ishte në krye të partisë, ai mbase mund të fitonte simpatinë e ish-votuesve të CDU-së, të cilët janë kthyer drejt Alternativës për Gjermaninë (AfD).
Laschet nga ana tjetër dëshiron të ndjek politikat e Merkel. Ai është kryeministër i North Rhine-Westphalia. Laschet është i vetmi kandidat i cili duhej të merrte vendime të rëndësishme gjatë pandemisë. Vetë Laschet vlerëson përvojën e tij në qeverisje dhe faktin që tashmë ka fituar një zgjedhje – një avantazh ndaj kundërshtarëve të tij.
Kandidati tjetër Röttgen mund të jetë surpriza edhe pse ka shumë pika që janë kundër tij. Në 2012 ai humbi zgjedhjet për kryeministër në North Rhine-Westphalia. Më pas Merkel e largoi nga posti I ministrit të mjedisit. Ai shprehet se mbështet një politikë moderne të qendrës e dëshiron të luftojë ndryshimet klimatike. Mes dy kandidatëve të tjerë Rottgen e përshkruan veten bashkëpunues.
E megjithatë nëse asnjë kandidat nuk fiton shumicën, atëherë pritet të zhvillohet një balotazh.