Njihuni me dizejnatoren e KEDS-it
Shumica nga ne me siguri e njohim Malda Susurin si këngëtare, por ajo në KEDS ushtron pozitën e Dizajneres Kreative, duke u mos u larguar shumë nga fusha e artit as në profesion.
Krahas punës në KEDS, ajo kohën e lirë kryesisht e kalon duke shprehur kreativitetin e saj përmes performancave artistike, ekspozitave dhe projekteve tjera kreative të iniciuara nga vetë ajo.
Nëpërmjet artit konceptual që ajo krijon, Malda ka ndikuar në sensibilizimin e çështjeve të barazisë gjinore, këtë e bën vazhdimisht si aktiviste dhe promotore e të drejtave të grave.
Disa nga projektet e Maldës janë: “Molla”, “She 4 she” dhe projekti më i fundit “Unë nuk jam objekt”.
Ndërsa, sa i përket muzikës, Malda do të rikthehet në skenë së shpejti, me një këngë të quajtur “KOMA”.
Në të ardhmen, Malda ka menduar të organizojë një projekt edhe brenda ndërtesës së KEDS, të cilën ide e mirëpresim
Lexo më shumë për intervistën me Maldën, në faqe 34 të revistës ‘ENERGY’
https://www.keds-energy.com/…/Energy_shtator_web…