Njësia Speciale ndërmerr aksion në Ferizaj, monitoron nga afër lokalet
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës mbrëmjen e sotme ka zhvilluar një aksion nëpër lokale, në qytetin e Ferizajt.
Pjestarë të Njësisë Speciale të Kosovës kanë vëzhguar nga afër situatën nëpër kafenetë e Ferizajt.
Kujtojmë që ditëve të fundit janë shtuar kontrollat nga policia e inspektorati nëpër vende të ndryshme, për të parë nëse po respektohen masat kundër Covid-19.