Njësia Speciale aksion në Shtërpcë
Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës janë duke e kryer një aksion në Shtërpcë.
Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari.
Jashari ka thënë se bastisjet janë duke vazhduar.
“Po, është duke u zhvilluar një aksion. Ka të bëjë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pra ryshfet. Ende s’ka të arrestuar, meqenëse bastisjet po vazhdojnë ende”, ka thënë Jashari për Express.