Njerëzit në mbarë botën po rezervojnë Airbnb në Ukrainë, por nuk kanë plan të bëjnë check-in
Teksa dëgjon sirena të sulmeve ajrore dhe shkëmben mesazheve me familjen, ai komunikon me një mori mysafirësh të Airbnb që rezervojnë apartamentin e tij me një dhomë me qira në zemër të kryeqytetit të Ukrainës.
Ndonjëherë, ai dërgon një emoji duke qarë, raporton CNN. Herë të tjera, një emoji të duarve që luten. Është mënyra e tij për të falënderuar ata që po rezervojnë apartamentin – edhe pse ata nuk kanë ndërmend të vizitojnë shtëpinë.
Njerëz në mbarë botën po rezervojnë apartamente dhe dhoma në Airbnb si pjesë e një fushate në rrjete sociale për t’u dërguar para ukrainasve.
Ideja është përqafuar nga shumë njerëz. CNN raporton se më 2 dhe 3 mars, njerëz nga e gjithë bota rezervuan më shumë se 61,000 netë në Ukrainë, sipas një zëdhënësi të Airbnb. Më shumë se gjysma e atyre netëve u rezervuan nga amerikanët, tha ai.
Organizatorët e fushatës gjithashtu po u bëjnë thirrje njerëzve që të sigurohen që qiratë të operohen nga individë dhe jo nga kompani.