“Njerëzit në Kosovë, përkrahin shkëmbimet e territoreve”
Analisti politik, Fisnik Halimi, tha se ka pasur përdorim të shtrembërim të termeve rreth korrigjimit të kufirit.
Sipas tij njerëzit në Kosovë, përkrahin shkëmbimet e territoret. “Ne kemi bëjmë me këto territore që njëherë janë shkëmbyer”, tha ai në emisionin “STRIKE”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK3).
Sipas tij komunat janë shkëmbyer në atë kohë në vitin, 1951 për shkak të prishjes së baraspeshës së popullatës në Kosovë.
Halimi tha se teza e korrigjimit të kufijve nuk ka qenë e prezantuar di duhet. Sipas tij ka raste të ndryshme, për këtë gjë. “Në politikë nuk ka emocion. Politikën duhet parë realisht”, tha Halimi.
Për Samitit e Berlinit, Halimi vlerësoi se qëllimi ishte heqja e taksës. Ai tha se Lugina e Preshevës ka frymuar çdo herë si Kosovë. “nga 10 kryetarë të ASHAK-ut, disa kanë qenë nga Lugina e Preshevës”, deklaroi ai. Halimi vlerësoi se ka padrejtësi të madhe nga shqiptarëve të Preshevës. “Ata njerëz kanë marrë pjesë në luftën e UÇK-së, ata kanë marrë pjesë në të gjitha aktivitetet që jkanë të bëjën më krijimin e Kosovës”, tha ai.