Njerëzit në Francë dalin në mbështetje të mësuesit të vrarë në Paris
Përreth Francës po mbahen tubime njerëzish në mbështetje në Samuel Patyt, mësuesi i cili u vra pasi u tregoi nxënësve karikatura të Profetit Muhamed, gjatë një ligjërate.
Njerëzit në Paris teksa po mbanin slogane në duar me mbishkrimin “Unë jam një mësues”, kryeministri Jean Castex thërriste “Ne jemi Franca”.
Një njeri i quajtur Abdoulakh A është qëlluar për vdekje nga policia franceze të premten pasi kishte vrarë mësuesin, afër shkollës së tij në Paris.
Një person i 11-të është arrestuar si i dyshuar për t’u hetuar lidhur me rastin, raporton BBC.
Nuk janë dhënë detaje për arrestimin. Katër të afërm të të dyshuarit janë ndaluar pak pas vrasjes. Gjashtë persona të tjerë janë mbajtur të shtunën, përfshirë babain e një nxënësi të shkollës dhe një predikues, i cili nga mediat franceze është përshkruar si islamist radikal.
Presidenti Emmanuel Macron e ka quajtur atë “sulm terrorist islamii”, ndërsa kishte thënë se mësuesi është vrarë sepse mësonte mbi “lirinë e të shprehurit”.