Njerëzit mendojnë se virusi kinez po shkaktohet nga kjo pije alkoolike
Të martën e kaluar në Twitter janë rritur kërkimet për “simptomat e koronavirusit”, kërkimet për të u radhiten në pesë kërkimet më të shumta gjatë 24 orëve, ku kërkimet më të mëdha ishin se si të parandalohet koronaivursi dhe si përhapet koronavirusi.
E megjithatë kjo përpjekje e madhe globale për të marr mendimin e “Dr Google”, mbi atë se çfarë duhet të bëjmë dhe çfarë nuk duhet të bëjmë për të shmangur virusin, këtë kërkime gjithashtu edhe kanë hutuar shumë njerëz, shkruan “Vice”.
Boing Boing, ka zbuluar se njerëzit kanë kërkimet i kanë lidhur me markën e birrës “Corona”, duke pas përshtypjen se koronavirusi shkaktohet nga kjo lloj e birrës.
Këto kërkime janë bërë më së shumti në Amerikën Veriore, në Evropën Perëndimore, në Australi, Indi, Indonezi, Japoni dhe Zelandën e Re.
E vetmja e përbashkët e birrës Corona dhe e virusit koronavirusit (nCoV) është origjina e emrave të tyre. Në latinisht, “Corona” do të thotë kurorë.
Corona është krijuar për herë të parë në vitin 1925, ndërsa koronavirusi njerëzor është identifikuar në vitin 1965.