Njëherë shantazhoi e tani Avni Mazrreku po synon kreun e AKA-s pëmes njeriut të tij
Vetëm pak ditë pasi doli në medie lista e ngushtë me emrat e tre personave për drejtor të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), zyrtarë të këtij institucioni thonë se drejtuesit e Kolegjit ISPE kanë nisur një fushatë për të imponuar zgjedhjen e njeriut të tyre në krye të AKA-s.
Bazuar në listën e cila u bë publike i pari është Afrim Loku, mandej Rifat Morina dhe në fund Naim Gashi, si kandidatë të përzgjedhur për drejtor të Agjencisë së Kosovës për Akreditim .
Sipas kësaj liste të publikuar në “Koha Ditore”, drejtor i ardhshëm në AKA pritet të jetë Afrim Loku.
Menjëherë pas këtij lajmi edhe ka filluar një kampanjë nëpër disa medie se kinse kandidati i fundit i listës, Naim Gashi qenka i preferuari i britanikëve.
Lexo edhe: Loku pritet të zgjidhet drejtor i Agjencisë së Akreditimit
Lidhur me këtë Agjencia e Lajmeve FaktePlus ka kontaktuar me burimet e veta brenda AKA-s dhe ato konfirmojnë se Kolegji ISPE ka filluar një fushatë mediale për të imponuar njeriun e saj dhe për të hutuar opinionin lidhur me zgjedhjen e drejtorit të AKA-së.
“Kolegji ISPE po bën fushatë duke u thirrur në burime anonime të komisionit britanez, kinse mësimdhënësi i ISPE-së Naim Gashi, qenka i favorizuari i britanikëve. Duket tepër absurde kjo fushatë pasi tashmë të gjithë e dijnë se sa probleme i ka shkaktuar pronari i ISPE-së sistemit arsimor në Kosovë, dhe është krejt e pakuptimt që demek miqtë tonë të favorizojnë dikë që vjen nga ai”, thotë burimi i FaktePlus.
Ai shton, se edhe pse ka një respekt për kandidatin Gashi do të dalë publikisht kundër që ai të jetë i përzgjedhuri për drejtor, sepse “ai është dorë e Mazrrekut”.
Kolegji ISPE dhe themelusesi i saj Avni Mazrreku për shantazhe e ndikime të drejtpërdrejta në AKA, janë akuzuar edhe më parë madje edhe nga zyrtarë të lartë publik si dhe nga vet ministri i Arsimit.
Lexo po ashtu: Dëshmitë e ndërhyrjes së Kolegjit ISPE në Agjencinë e Akreditimit
Burimi i FaktePlus tregon se gjithë shantazhet e Mazrrekut janë bërë që të ndikohet në akreditimin e programeve të Kolegjit ISPE.
“Avniu pasi i ka harxhu të gjitha mundësitë për të vazhduar punën si institucion arsimor, pasi që nuk i kishte plotësuar asnjë nga kriteret e kërkuara për akreditim të programeve të studimeve, ai filloj një luftë të pistë shantazhuese, dhe për këtë shkak arsimi universitar në Kosovë ishte buzë greminës, duke u larguar nga ENQA dhe EQAR”, është shprehur ai.
Ndryshe Avni Mazrreku kohë me parë ishte zënë me plagjiaturë të doktoraturës, të cilën ia kishte revookuar Këshilli i Fakultetit Juridik në Universitetin e Bremenit, në Gjermani.FaktePlus