Një zjarr tjetër kaplon portin e Bejrutit, një muaj pas shpërthimit masiv
Një zjarr i madh ka shpërthyer të enjten në Portin e Bejrutit, duke krijuar panik në mesin e qytetarëve të traumatizuar nga shpërthimi masiv i muajit të kaluar duke shkaktuar vdekjen e së paku 190 personave dhe lëndimin e mbi 6500 prej tyre, shkruan agjencia AP.
Shpërthimi i afro 3000 ton nitrat amoni, dërgoi valë shoku që theu dritaret, dyert dhe po ashtu edhe dëmtoi muret e shtëpive me kilometra larg.
Një zjarr ka filluar në mesditën e të enjtes. Ushtria e Libanit ka thënë se zjarri ka ndodhur në një depo të gomave dhe vajit në port, ndërsa po luftohet për të fikur zjarrin. Në operacion po marrin pjesë edhe helikopterët ushtarak.
Qytetarët kanë hapur dritaret dhe kanë paralajmëruar njëri-tjetrin për zjarrin e ri. Televizioni lokal ka treguar se kompanitë që kanë zyrat në afërsi të postit i kanë kërkuar punëtorëve të largohen nga zona. Forcat e Libanit kanë mbyllur rrugët për kalim.