Një vit nga zjarri, katedralja Notre Dame në Paris vazhdon të mbetet e mbyllur
Katedralja Notre Dame në Paris u përfshi nga flakët si sot një vit më parë. Një nga vendet më të shquara të kultit në botë bën tashmë një vit që është shkrumbuar në pjesën më të madhe të saj, transmeton ABC.
Edhe pse ka kaluar një vit, procesi i restaurimit nuk ka ecur sipas planit.
Presidenti francez Emmanuel Macron pothuajse menjëherë pas zjarrit premtoi që katedralja do të rihapej deri në vitin 2024. Ai madje shtoi se do ta bënte katedralen “edhe më të bukur”. Por, procesi i rehabilitimit është penguar herë pas here, madje edhe para pandemisë së koronavirusit.
Macron lëshoi një urdhër mbarëkombëtar për qëndrimin në shtëpi më 16 mars në përpjekje për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Ndërtuesit që ishin pjesë e operacionit të rindërtimit u dërguan në shtëpi ditën tjetër.
Gjithsesi, gjenerali i ushtrisë franceze Jean-Louis Georgelin, i cili është përgjegjës për t’i kthyer Notre Dame lavdinë e saj, nuk e ka humbur ende besimin.
Një vit më parë, më 15 Prill 2019, një zjarr nisi në Katedralen Notre-Dame në Paris, duke shkatërruar pjesërisht ndërtesën e vjetër gati mijëvjeçare dhe veprat e saj të çmuara të artit, të vizituara nga miliona njerëz në vit.
Një zjarr i madh përfshiu çatinë e Katedrales së famshme në qendër të Parisit duke ngritur shtëllunga të mëdha tymi në qiell.