Një vit nga vendosja e taksës, ministri serb tregon se sa ka pësuar humbje Serbia
Sot janë bërë një vit nga vendosja e taksës 100% për produktet serbe nga Qeveria e Kosovës.
Në një prononcim për RTS, ministri serb, Rasim Ljajiç ka treguar se sa ka pësuar humbje Serbia nga vendosja e kësaj takse.
“Humbjet për ekonomin e Serbisë për shkak të futjes së taksës kosovare për mallrat serbe arrijnë rreth 396 milionë euro”, u shprehë ai.
Ljajiç tha se mallrat e Greqisë, Bullgarisë, Hungarisë, Kroacisë dhe Sllovenisë janë rritur dy herë më shumë në Kosovë./FaktePlus