Një variant edhe më i rëndë i COVID-19 ka filluar të përhapet në botë
Një variant i ri dhe më i ‘egër’ i koronavirusit po qarkullon në 30 vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.
Mjekët paralajmërojnë se Lambda mund të jetë edhe më infektues dhe vdekjeprurës sesa Delta.
Origjina e mutacionit të radhës është Peruja.
Ministri i Shëndetësisë atje tha se vendi i tij po regjistron tani nivelin ndoshta më të lartë të vdekshmërisë në botë.
Kërkuesit kilianë sakaq kanë zbuluar se ky variant mund të jetë rezistent ndaj vaksinave të Covid-19.
“Të dhënat tona tregojnë për të parën herë se mutacioni i pranishëm në proteinën spike të variantit Lambda, arrin t`i shpëtojë antitrupave dhe mund të ketë infektueshmëri të shtuar”, thuhet ne studimin e tyre.
I njohur ndryshe si C.37, Lambda u pikas për herë të parë ne Peru vitin e kaluar, por tani mutacioni ka marrë një hov shqetësues.