Një varg gabimesh drejtshkrimore, Avdullah Hasani njofton për dorëheqjen e tij
Shefi i Task Forcës Kundër Narkotikëve te të rinjtë dhe siguri në Shkolla, Avdullah Hasani ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita të cilën e ushtronte tash e 1 vit, derisa nuk ka dhënë detaje rreth kësaj dorëheqje.
Hasani deklaroi se angazhimi i tij do të jetë vetëm profesional në vazhdim.
Ai në njoftimin për dorëheqjen e tij ka bërë disa gabime drejtshkrimore, e kjo posaçërisht është vërejtur kur ka shkruar për pozitën që ka mbajtur deri më tani.
E ditë më parë, Agjencia e Lajmeve FaktePlus, kishte raportuar se kryeministri Albin Kurti do t’i lë pa punë edhe koordinatorët e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj.
Mes tyre bënin pjesë Besnik Tahiri – koordinator nacional për Reforma Shtetërore, Mendim Rugova – koordinator për Ndryshime Klimatike dhe Çështje të Ambientit, Rexhep Hoti – koordinator nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Avdullah Hasani – koordinator Nacional për Gjeneratën e Re, Burim Ramadani – koordinator Nacional për Integrime dhe Anëtarësim në NATO, Fatos Makolli – koordinator kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Terrorizmi e Jahja Lluka – koordinator për persona të pagjetur.
“Të dashur miq, Kam dhënë DORËHEQJE nga pozita e Shefit të Task Forcës Kundër Narkotik tek të Rinjtë dhe Siguri në Shkolla. Ju falënderoj që më qëndruat pranë, më kritikuat, më këshilluat e nëpërmjet këtyre më ndihmuat.
Angazhimi im tani e tutje do të jetë vetëm profesional. Suksese Republikës sonë!Respekt, AH”, ka shkruar Hasani.