Një vajzë e vogël afgane ngjitet e vetme në muri për ta marrë ushtria amerikane, pamjet po bëjnë gjiron e botës
Nga turmat masive në aeroportin e Kabulit, një vajzë e vogël është ngritur përtej murit rrethues dhe dorëzuar në duart e ushtarëve amerikan.
Kjo ngjarje është filmuar dhe shpërndarë në të gjitha rrjetet sociale, pamje të cilat tregojnë gjendjen dëshpëruese të afganëve.
Shumë njerëz po përpjekën të gjejnë rrugën e shpëtimit përmes këtij aeroporti, gjë e cila po shkakton kaos.
Ushtarët amerikanë janë të vendosur gjithashtu atje për të parandaluar pushtimin e aeroportit, ndërsa evakuimet e të huajve dhe afganëve janë duke vazhduar.
Siç shkruan Reuters, nuk është e qartë nëse vajza po bashkohej me familjen e saj brenda ambienteve të aeroportit, apo thjesht iu dorëzua të tjerëve në një përpjekje për të marrë atë në bordin e një fluturimi nga Afganistani.
Që nga marrja e kryeqytetit të dielën, talebanët kanë kërkuar të sigurohen se afganët dhe fuqitë e huaja nuk do të kërkojnë hakmarrje dhe do të respektojnë të drejtat e grave dhe vajzave sipas rregullave islame, diçka për të cilën afganët shprehen skeptik.
Skenat në aeroportin e Kabulit kanë rrëmbyer vëmendjen e tërë botës.
Qindra afganë kanë zbarkuar në aeroportet në të gjithë Evropën dhe më gjerë, shumë të tjerë kanë mbetur të ngujuar.
Kur u pyet për pamjet e fëmijës, Ministri i Mbrojtjes Ben Wallace tha se Britania nuk ishte në gjendje të evakuonte fëmijët e pashoqëruar nga familjaret e tyre nga Afganistani.
“Ne thjeshtë nuk mund të marrim një të mitur ashtu të vetëm (pa familjen e saj) “.