Një tjetër projekt investiv është afër finalizimit në Viti
Në rrugën Viti-Letnicë, ekipet e #KEDS janë afër përfundimit të projektit për rikonstruimin e rrjetit të Tensionit të Ultë dhe Tensionit të Mesëm.
Trafo tërësisht e re tashmë është vendosur e bashkë me të edhe 80 shtylla të betonit. Me përfundimin e këtij projekti, rrjeti i vjetër do të largohet ndërkaq do të përfitojnë mbi 300 konsumatorë të asaj ane.