Një studim thotë se maskat e fytyrës mund t’i bëjnë meshkujt më tërheqës
Një studim i ri uellsian ka zbuluar se maskat e fytyrës mund t’i bëjë meshkujt të duken më tërheqës për seksin e kundërt dhe se disa lloje maskash bëjnë një punë më të mirë se të tjerat.
“Kërkimet e kryera përpara pandemisë zbuluan se maskat mjekësore për fytyrën reduktojnë atraktivitetin, kështu që ne donim të testonim nëse kjo kishte ndryshuar që kur mbulimi i fytyrës u bë i kudondodhur dhe të kuptonim nëse lloji i maskës kishte ndonjë efekt”, tha autori i studimit Michael Leëis nga Universiteti Cardiff, i cili është ekspert në psikologjinë e fytyrave.
Burrat me maska, nga ky studim u vlerësuan më tërheqës dhe ata me maska mjekësore blu morën notat më të larta, shkruan UPI, transmeton Klankosova.tv.
Leëis dyshon se preferenca për maskat rrjedh nga punonjësit e kujdesit shëndetësor.
Gratë gjithashtu thanë se fytyrat e burrave dukeshin shumë më atraktive me maska fytyre.