Një shëtitore e bukur në një qytet të Kosovës
Në Kosovë çdo vit ndërtohen e rinovohen rrugë e sheshe, por rrallëherë, për të mos thënë fare, ato bëhen bukur e me shije. Një e tillë, është ndërtuar në qytetin e Lipjanit, pamja e së cilës është bërë virale në rrjetin social Facebook.
Fotografia e realizuar nga Arben Llapashtica, dhe e publikuar në një faqe në Facebook, e cila promovon vendet e bukura në Kosovë, ka marrë shumë pëlqime, shpërndarje e komente, duke u vlerësuar si një punë për të u marrë shembull.
Bëhet fjalë për një shesh të ndërtuar rishtazi në qytetin e Lipjanit.
Aty shihen shtigjet e ecjes në “perfeksion”, ku në mes është rruga për vetura, anash janë trotuari dhe rruga për çiklistë.
Kjo fotografi e cila është postuar nga “Image of Kosovo”, është quajtur si shëtitorja e Lipjanit europian.
Ndryshe ky fanpage, publikon vazhdimisht fotografi të bukura nga qytetet e ndryshme të Kosovës, ku edhe bëjnë paraqitjen e bukurive të Kosovës në rrjetet sociale.