Një person kafshohet nga qentë në Prishtinë
Numri i madh i qenëve endacakë në rrugët e kryeqytetit por edhe në qytetet e tjera të Kosovës po vazhdon të paraqes rrezik për qytetarët.
Edhe pse Komuna e Prishtinës kishte shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të qenëve endacakë, ky problem duket se po vazhdon.
Një qytetar është sulmuar dhe kafshuar sot nga qentë endacakë në Prishtine
Mësohet se bëhet fjalë për një vajzë të re. E cila ishte duke ecur në rrugën ‘Isa Kastrati’ që gjendet afër parkut të kryeqytetit.
Vajza që u sulmua nga qentë ka pësuar lëndime në pjesë të ndryshme të trupit dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spital.
Edhe dje një djalë është ndjekur nga qentë endacakë që ishin mbledhur në oborrin e Biblotekës Kombëtare.
Është jashtë rrezikut për jetë, raporton Agjencia e Lajmeve FaktePlus.
Ditë më parë është raportuar edhe për qentë endacak që kanë vërshuar sheshin dhe rrugët e qytetit të Ferizajt.
Madje qytetarët ishin shprehur se po ndjehen të rrezikuar, sidomos kur po rastis të dalin me fëmijë të vegjël nëpër qytet.
Në shumë raste qytetarët kanë pësuar lëndime nga kafshimet e qenve endacakë që kanë ndodhur gjithandej vendit, madje ka pasur raste kur disa fëmijë edhe kanë humbur jetën si pasojë e kafshimit nga qentë.
E me një rrezik të tillë po përballen edhe qytetarët nga komuna e Ferizajt. Qytetarët e kësaj komune kanë dërguar fotografi në Agjencinë e Lajmeve FaktePlus, ku shihen qen të shumtë duke u shëtitur lirshëm edhe nëpër rrugët kryesore të Ferizajt.
“Qentë po shëtitin edhe në shesh të qytetit e rrugët janë të mbushura edhe më shumë. Ka rrezik të madh prej tyre, e sidomos kur po jemi më fëmijë të vegjël. Komuna duhet të bëjë diçka sa nuk ka ndodhur ndonjë tragjedi”, ka thënë një qytetar për FaktePlus.