Një partner si Justin Bieber, i bën dedikim romantik gruas
Justin ia shpreh sërish dashurinë Haileyt.
Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë dy prej emrave më të komentuar të shoubizit, shkruan lajmi.net.
Që prej konfirmimit të lidhjes e deri në martesë e tutje, dyshja përcjellen vazhdimisht nga paparacët kudo që shkojnë.
Së fundi, ishte Justin ai i cili publikoi një imazh të Haileyt, në të cilin shihet modelja e veshur me një fustan të gjatë e të hapur tek këmbët.
“Të dua e dashur”, kishte shkruar reperi, i cili dedikime të tilla i bën shumë shpesh bashkëshortes.