Një pacient në hemodializë dhe një infermier janë dy rastet në Dragash me Covid-19
Dje janë shënuar dy raste me Covid-19 në Komunën e Dragashit.
Bëhet fjalë për një pacient me hemodializë, që shërbimin e kishte marr në Spitalin e Prizrenit.
I prekuri tjetër me koronavirus është një infermier nga kjo komunë që punon në hemodializë.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar drejtori i Spitalit Rajonal të Prizrenit Afrim Avdaj.
Ai theksoi se edhe gjashtë pacientët tjerë me hemodializë janë në vet-izolim në Repartin e Infektives në Spitalin e Prizrenit.
Atyre do të ju merren mostrat për testim.