Një muaj paraburgim ndaj dy zyrtarëve nga Prizreni
Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore t, ka caktuar masën e Paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, ndaj të pandehurve me iniciale SH.K dhe A.K. që të dy nga Prizreni.
Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se personat në fjalë kanë kryer veprën penale keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar.
Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 16.01.2020, dhe do të zgjasë deri më datën 15.02.2020.
“Sepse dyshohet se të pandehurit në cilësinë e personave zyrtar në Komunën e Prizrenit, respektivisht i pandehuri me iniciale SH.K. si përfaqësues ligjor, ndërsa i pandehuri tjetër me iniciale A.K. udhëheqës i sektorit të zyrës ligjore, kanë kryer veprat penale në dëm të Komunës së Prizrenit, ku me këtë rast kanë anashkaluar procedurat e cila do të duhet të iniciohej nga Kryetari i Komunës, me propozim të këtij të fundit Kuvendit të Komunës, për të vlerësuar këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës me personat fizik dhe juridikë, e aq më tepër kur zyrtarët e lartpërmendur, në këtë çështje jo kontestimore kanë hequr dorë nga e drejta e ankesës ndaj vendimit, me këtë i kanë shkaktuar dëm material Komunës së Prizrenit”./FaktePlus