Një laborator francez merr përsipër prodhimin e vaksinës së Pfizer-BioNTech
Sanofi njoftoi sot në një komunikatë, pasi e kishte zbuluar në një intervistë për shtypin një ditë më parë, se do t’i jepte grupit amerikan Pfizer dhe kompanisë bioteknologjike gjermane BioNTech aksesin në mjetet e tij të prodhimit duke nisur nga vera e vitit 2021, raporton ATSh.
Prodhuesit e vaksinave të autorizuara kundër COVID-19 kanë hasur vështirësi në prodhimin në shkallë të gjerë.
“Në këto kushte Sanofi do të marrë përsipër etapat e fundit të prodhimit për të furnizuar me më shumë se 125 milionë doza vaksinash Bashkimin Europian”, sipas komunikatës.
“Të prodhosh për një konkurent është një risi”, nënvizoi Olivier Bogillot duke shtuar se çështja nuk është aspak ekonomike por aftësia për t’i shpërndarë ato sa më shpejt të jetë e mundur.
Bogillot gjithashtu ka mbrojtur zgjedhjet strategjike të laboratorit të tij, kritikuar ashpër që prej vonesës së kandidatit kryesor të vaksinës.