Një krijesë e ngjashme me alienët gjendet në plazh
Një krijesë misterioze, e ngjashme me alienët, ka dalë në një plazh popullor, në Australi duke lënë vendasit të habitur.
Krijesa e çuditshme, e cila u zbulua në Bregun Sunshine në Queensland , këtë javë, duket se ka një kafkë të ngjashme me zvarranikët, gjymtyrë të lëmuara, një bisht të gjatë dhe kthetra.
Banori vendas Alex Tan zbuloi për herë të parë krijesën në bregun e plazhit Cotton Tree gjatë shëtitjes së tij në mëngjes në plazh.
Ai ndau një video të takimit të tij me kafshën e panjohur në faqen e Instagramit dhe filloi të jepte një supozim se çfarë mund të ishte.
“Kam hasur në diçka të çuditshme”, tha ai para kamerës.
Ndërsa Alex ofron një paraqitje të shkurtër të krijesës në kamera, mizat shihen duke gumëzhitur rreth saj.
“Duket si një posum pa flokë, por ndryshe nga çdo gjë që kam parë”, vazhdoi Alex përpara se ta etiketonte atë “jashtëtokësor”.
Nuk është hera e parë që një krijesë e çuditshme del në breg të një plazhi australian ose gjendet në ujërat aty pranë.
Një krijesë misterioze e ngjashme me trurin u zbulua muajin e kaluar në plazhin Warriewood në plazhet veriore të Sidneit.