“Një komb i shëndetshëm është një komb i fortë”, SHBA dhuron një skaner CT të ri për QKUK-në
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka njoftuar se sot në emër të qeverisë amerikane ka dhuruar një skaner të ri CT për SHSKUK-në.
Hovenier ka thënë se është i lumtur për një donacion të tillë, i cili do të përmirësojë shërbimin dhe kujdesin e ofruar për të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Një komb i shëndetshëm është një komb i fortë”, ka shkruar Hovenier.