Një katastrofë e vërtetë, lumi i shenjtë indian mbushet me trupa viktimash
Pandemia e koronavirusit ka marrë përmasa tepër të mëdha në Indi, ku numri i rasteve të reja dhe viktimave nga infeksioni vdekjeprurës ka çuar në kolaps sistemin shëndetësor të vendit.
Në ditët e fundit raportohet të jenë gjetur nga banorët qindra trupa të pajetë në brigjet e lumit Gang, që dyshohet se kanë humbur jetën nga koronavirusit.
Meqenëse lumi Gang konsiderohet si i shenjtë nga indianët, trupat e pajetë u dogjën përgjatë tij për të shmangur përhapjen e mëtejshme të pandemisë.
India momentalisht konsiderohet si vendi më i goditur nga vala e dytë e pandemisë, ku mbi 25 milionë persona janë infektuar, ndërsa 275 mijë prej tyre kanë humbur jetën, shkruan a2news.
Megjithatë, autoritetet dyshojnë se numri i viktimave dhe të infektuarve nga koronavirusi mund të jetë disa herë më i lartë.