Një i vrarë e katër të plagosur nga të shtënat në një klub nate në ShBA
Policia amerikane njoftoi se një person është vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur gjatë të shtënave me armë zjarri në një klub nate në Connecticut të Shteteve të Bashkuara.
Sipas të dhënave fillestare, në mesin e personave të plagosur ishin dy burra dhe dy gra. Policia njoftoi se personi i vrarë ishte një burrë 28-vjeçar.
Policia lokale gjithashtu njoftoi se dy të plagosur u janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjike, ndërsa dy të tjerë ndodhen në gjendje stabile. Autoritetet nuk i publikuan emrat e personave të plagosur apo ndonjë informacion tjetër në lidhje me ta.
Një zyrtar policor konfirmoi se të shtënat ndodhën në klubin “Majestic Lounge”, i cili ndodhet në Hartford.
Policia e mbylli për disa orë një rrugë afër vendit ku ndodhi sulmi, ndërsa nuk dha hollësi për sulmuesin e dyshuar, shkruan “Associated Press”.