Një i vdekur dhe 21 raste të reja me koronavirus në Shqipëri
Ka ndërruar jetë një tjetër pacient i shtruar në spitalin Infektiv në QSUT në Shqipëri.
Bëhet fjalë për një burrë, i cili krahas koronavirusit kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar të infektuar me koronavirur edhe 21 persona, duke e çuar në 1161 numrin total të të infektuarve.