Një i plagosur dhe një i vrarë në Shtime
Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në orët e mesnatës në komunën e Shtimes.
Agjencia e Lajmeve FaktePlus merr vesh se kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në një paralagje të Shtimes, respektivisht në fshatin Godanc të Shtimes.
Siç mëson FaktePlus plagosja dhe vrasja kanë ndodhur gjatë një përleshje të pronarit të shtëpisë me hajnat.
Nga ky shkëmbim zjarri i plagosur ka mbetur pronari i shtëpisë, ndërsa njëri nga hajnat është vrarë në vend.
Për këtë ngjarje të rëndë deri tani policia nuk ka dhënë ndonjë detaj. Agjencia e Lajmeve FaktePlus do të ju mbajë të informuar lidhur me këtë ngjarje./FaktePlus