Një i lënduar në aksident në Gjakovë
Një aksident ka ndodhur në fshatin Hereq të komunës së Gjakovës, ku një person ka mbetur i lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar Lumni Graishta, drejtor Rajonal i Policisë së Kosovës.
“Po, kemi pranuar një informatën për një aksident trafiku në fshatin Hereq. Njësitet policore i janë përgjigjur rastit. Një person është i lënduar. Nuk kemi pranuar një raport të plotë lidhur me rastin”.
Reshjet e borës që po bien mbi vendin tonë mund të rrisin numrin e aksidenteve.