Një hap drejt anëtarësimit në KiE – çështja për Kosovën vendoset më 18 prill në Asamblenë Parlamentare
Kosova ka kaluar votimin në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Këtë lajm të mirë për vendin tonë e ka bërë të ditur edhe faqja zyrtare e Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci i Këshillit të Evropës.
“Komiteti i Çështjeve, i mbledhur në Paris, ka rekomanduar që Kosova të ftohet për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës”, thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se hapi tjetër është një debat plenar që pritet të mbahet më 18 prill dhe një votim nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.
Kosova ka aplikuar në majin e vitit 2022 për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Anëtarësimi i saj kundërshtohet nga Serbia.
Anëtarësimi i Prishtinës është riaktualizuar në javët e fundit, pasi, me kërkesën e Qeverisë së Kosovës drejtuar Agjencisë Kadastrale për transferimin e 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit, është përmbushur njëri nga kushtet kryesore për anëtarësim.