Një grua vdiq në Spitalin e Gjakovës, Policia nis hetimin
Një grua nga Rahoveci ka vdekur në Spitalin Rajonal të Gjakovës gjatë së martës.
Zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Sheremet Elezaj, ka thënë për KOHËN se 65-vjeçarja fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Rahovec nga familjarët e saj, më pas në Spitalin e Gjakovës, ku edhe është konstatuar vdekja e saj.
Policia ka iniciuar rast “hetim i vdekjes”.
Nuk dihen shkaqet e vdekjes së viktimës, ndërkaq njoftohet se trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor.
“Më 24 shtator 2024, viktima femër e lindur në vitin 1959, është dërguar nga familjarët e saj në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Rahovec. Më pas, ajo është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj. Për këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar, me vendimin e të cilit është iniciuar rast ‘hetim i vdekjes’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor”, ka thënë Elezaj.