Një grua në Gjakovë pretendon se u lëshuan dokumente në emër të saj pa dijeninë e saj
Një grua në Gjakovë po pretendon se ndodhi një mashtrim përderisa nuk ishte duke punuar.
Siç është ankuar ajo në Policinë e Kosovës, dyshohet se janë lëshuar disa dokumente në emër të saj pa qenë ajo në dijeni.
“Gjakovë 27.05.2020 – 16:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në emër të saj dyshohet se janë lëshuar disa dokumente derisa ajo nuk ishte duke punuar. Nuk raportohet për të dyshuar ndërsa rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar PK-ja, përcjell FaktePlus.