Një grua dhe dy fëmijë shkelen në rrëmujën e aeroportit të Kabulit
Gra dhe fëmijë pësuan lëndime fizike pasi u dëgjuan të shtënat me armë u dëgjuan në aeroportin e Kabulit sot – ndërsa një civil gjerman u qëllua duke u përpjekur të arrinte në pistën ajrore.
Pamjet e siguruara nga Daily Mail jashtë portës veriore të aeroportit “Hamid Karzai” tregojnë se si familjet afgane shtrihen në dysheme ndërsa ushtarët lëshojnë granata tymi dhe shtijnë në ajër.
Këto pamje vijnë pas një varg videosh që vijnë nga aeroporti ku tregohet se si e pësojnë gra e fëmijë, si pasojë e përpjekjes së ikjes nga Kabuli.
Ndërkohë qeveria gjermane bëri me dije se një civil mashkull u qëllua gjatë rrugës për në aeroportin e tyre, por plagët mendohet se janë të rënda.
SHBA ka evakuuar rreth 7,000 njerëz që nga e diela, bëri me dije një zëdhënës i Pentagonit të enjten, duke e çuar totalin e njerëzve të larguar nga Afghanistani që nga korriku në 12,000.