Një gjë e çuditshme po sillet rreth Tokës dhe Hënës
Astronomët kanë vërejtur një objekt misterioz, që po sillet rreth Tokës e ndonjëherë edhe rreth Hënës.
Shkencëtarët supozojnë se bëhet fjalë për një folie metali, e cila ka mbetur nga ndonjë raketë pas lansimit.
Ata këtë objekt e kanë quajtur A10bMLz, por thonë se nuk është e qartë se prej cilës raketë është ai material.
Shkencëtarët thonë se për shkak të masës së tij të vogël A10bMLz është mjaft i ndijshëm në presionin e rrezatimit nga Dielli. Kjo do të thotë se orbita e tij ndryshon në mënyrë ‘kaotike’ nga dita në ditë e nga java në javë, thonë hulumtuesit e Observatoriumit në Londër (NBO), i cili e ka analizuar.
Objekti ndonjëherë i afrohet Tokës në rreth 600 kilometra, por shkencëtarët kanë vërejtur se sillet edhe rreth Hënës.